6.4 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Lëvizje në qeverinë shqiptare, emërime të reja në disa ministri

- Advertisement -

Qeveria e Shqipërisë në mbledhjen e djeshme miratoi edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve.

Oltjon Muzaka u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, raporton TCH.

Të ngjashme

Të fundit