5.8 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi komision hetimor për energjinë, kjo është lëvizja e fundit e PDK-së

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor parlamentar për sektorin energjetik të vendit, ka komentuar lëvizjen e fundit nga VV-ja, ku pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e këtij komisioni.

Shala në një prononcim për GazetaBlic, u shpreh se arsyeja kryesore e kësaj nisme të VV-së është që, tashmë edhe ata e kanë kuptuar se kanë qeverisur në mënyrën jo të duhur, dhe sipas tij, Qeveria Kurti e ka kuptuar se ka keqpërdorur fondet e shtetit në sektorin energjisë elektrike.

“Orvajtjet e fundit të mazhorancës për pendimin e refuzimit të Komisionit Hetimor Parlamentar janë si rezultat i një situate të krijuar nga paniku politik, si rezultat i asaj që edhe ata janë vetë të bindur që kanë qeverisur keq, kanë keqmenaxhuar dhe kanë keqpërdorur fondet e shtetit në sektorin energjetik. Këto oravajtje janë tendencë për sabotim”, tha Shala për GazetaBlic.

Në anën tjetër, Shala ju bëri thirrje Qeverisë Kurti që ta përkrahin dhe ta mbështesin formimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për medie sot në orën 15:00.

Kujtojmë se, Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për sektorin e energjisë. Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se në kërkesën për formimin e komisionit hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit