Vitë më parë, marrëdhënia mes Hashim Thaçit, atëbotë kryeministër i Kosovës, dhe LVV-së, partisë atëbotë opozitare, ishte gjithnjë e trazuar. Madje ajo karakterizohej edhe me sulme e përplasje të ashpra.
Gjatë një përplasjeje të tillë, pra të ashpër e me tone jashtëzakonisht ekstremiste, Thaçi, që ishte fitues i disa palë zgjedhjeve, e kishte thënë një fjali që ende ehon në skenën politike në Kosovë.
Në vitin 2012, z. Thaçi e kishte emërtuar Lëvizjen Vetëvendosje si Lëvizja Vetëfundosje.
“Ata nuk janë Vetëvendosje, por vetëfundosje. As kuq e zi nuk janë, por siç ka thënë kryeministri Berisha faqezi janë”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ndryshe, dje kryeministri Kurti e pranoi se ka Asociacion në marrëveshjen evropiane, një gjë të cilën ai e kishte kundërshtuar ashpër për vite të tëra e madje e kishte shpallur tradhtar edhe Thaçin për shkak të “Zajednicës”.