-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, reagon Myftiu Naim Tërrnava

- Advertisement -

Ditë më parë në Komunën e Deçanit është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptar”.

Lidhur me këtë është deklaruar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se lëvizje të tilla shkojnë në shërbim të armikut.

“Mua ata njerëz po më dhimbsen. Ata thjesht janë një mbetje e sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë. Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla që shkojnë në shërbim të armikut të Kosovës”, ka deklaruar ai në një intervistë për Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila transmetohet sonte në orën 20:15.

Tërnava ka pasur edhe një mesazh për ata të cilët i janë bashkuar kësaj lëvizjeje.

“Mirëpo, shkojnë edhe në dëm të qytetarëve të Kosovës. Unë iu kisha thënë që të lexojnë pak histori dhe të shohin se çfarë ka dhënë kombi shqiptar dhe ai i besimit myslimanë por edhe të besimeve të tjera. Në vazhdimësi feja ka qenë motiv për atdhedashuri, ka qenë nja armatosje e çeliktë e zemrës dhe mendjes që njeriu të japë gjithçka nga vetja për ardhmërinë dhe çlirimin e vendit”.

“𝘉𝘦s𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳𝘪 𝘪 𝘮𝘪𝘳ë 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘯ë𝘴𝘦 𝘯𝘶𝘬 𝘥ë𝘴𝘩𝘪𝘳𝘰𝘯, 𝘦 𝘬𝘢 𝘵ë 𝘱𝘢𝘮𝘶𝘯𝘥𝘶𝘳 𝘱𝘢 𝘲𝘦𝘯ë 𝘢𝘵𝘥𝘩𝘦𝘵𝘢𝘳 𝘪 𝘮𝘪𝘳ë, 𝘱ë𝘳 𝘬ë𝘵ë 𝘧𝘭𝘢𝘴𝘪𝘯 𝘲𝘪𝘯𝘥𝘳𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘪𝘫ë𝘳𝘢 𝘣𝘦𝘴𝘪𝘮𝘵𝘢𝘳ë 𝘲ë 𝘥𝘩𝘢𝘯ë 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘫𝘦𝘵ë𝘯 𝘱ë𝘳 ç𝘭i𝘳𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪𝘵. 𝘔𝘦 𝘱ë𝘳𝘨𝘫𝘦𝘨𝘫ë𝘴𝘪 𝘦 𝘵𝘩𝘦𝘮 𝘴𝘦 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘳𝘪𝘣𝘶𝘵𝘪𝘯 𝘮ë 𝘵ë 𝘮𝘢𝘥𝘩 𝘯ë 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘱ë𝘳 ç𝘭𝘪𝘳𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪𝘵 𝘦 𝘬𝘢 𝘥𝘩ë𝘯ë 𝘉𝘢𝘴𝘩𝘬ë𝘴𝘪𝘢 𝘐𝘴𝘭𝘢𝘮𝘦 𝘦 𝘒𝘰𝘴𝘰𝘷ë𝘴”, ka thënë Myftiu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit