10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Leverkuseni Xhakës nuk ndalet as nga West Ham, Benfica feston ndaj Marseille në Lisbonë

- Advertisement -

Ishin padyshim favoritët, për fitimin e këtyre sfidave, me “Shqiponjat Luzitani”, të Benfica dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, që kanë fituar sfidat e tyre respektive, në xhiron e parë, të fazës çerekfinalve, të UEFA Europa League, përkatësisht ndaj “Të Kaltërve” francezë, të Marseille dhe “Çekanëve”, të West Ham.

Kështu, në “Estadio da Luz”, Benfica arriti një fitore të ngushtë, me rezultatin, 2 me 1, me Rafa Silva e Angel Di Maria, që shënuan nga një gol, në minutat 16’ e 52’, të ndeshjes, ndërsa për golin e “nderit” të miqve mendoi “veterani” i sulmit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u tregua spektakolare, në minutën e 67’-të, për të “vulsour” gjithçka.

Në krahun tjetër, “Aspirinat” e Xabi Alonso, nuk kanë lëshuar terren, në “BayArena”, duke mundur pastër, 2 me 0, “Çekanët” e West Ham, me “fantazistin”, Jonas Hofmann e “bomberin” nigerian, Victor Boniface, që shënuan në fundin e sfidës, më konkretisht në minutat 83’ e 91’, për të “hipotekuar” pak a shumë kualifikimin në gjysmëfinale.

Megjithatë, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm një javë më pas, “Shqiponjat Luzitane” do të udhëtojnë drejt “ferrit”, të “Stade Velodrome”, ndërsa “Aspirinat” e Xabi Alonso priten nga “Çekanët”, në “London Stadium”, për të “vulosur” përfundimisht emrat e dy skuadrave, që do të kalojnë në fazën tjetër, të këtij kompeticioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit