35.1 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Leverkuseni i Xhakës s’ka të ndalur, vazhdon me fitore në Bundesligë

- Advertisement -

Bayer Leverkusen nuk po ndalet këtë sezon.

Ekipi ku luan edhe Granit Xhaka e shënoi fitoren e 13-të, duke e mposhtur Bochumin në shtëpi 4:0, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit gjerman.

Patrick Schick shënoi hat-trik në pjesën e parë, për ta vulosur fituesin, shkruan Express.

E Boniface shënoi në të dytën për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, katër më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Bochum mbetet i 14-ti me 16 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

Të fundit