13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Leverkuseni i Xhakës rimerr kryesimin e Bundesligës

- Advertisement -

Bayer Leverkusen ka vazhduar me formën e mirë këtë sezon.

Leverkusen arriti që pa problem ta mposht Werder Bremenin me rezultat 0:3, duke u rikthyer në vendin e parë në Bundesliga.

Një autogol e Olivier Deman e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, derisa Jeremie Frimpong dyfishoi epërsinë e mysafirëve pak para përfundimit të pjesës së parë.

Alejandro Grimaldo e vulosi fitoren e Leverkusen, kur shënoi për rezultatin përfundimtar 0:3.

Në këtë ndeshja nga minuta e parë luajti Granit Xhaka, por ai u zëvendësua në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore Leverkusen merr vendin e parë me 32 pikë, kurse Werder Bremeni është në vendin e 12-të me 11 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit