24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Leverkuseni i Xhakës kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

- Advertisement -

Bayer Leverkusen ka arritur të mposhtë skuadrën e Stuttgartit në Kupën e Gjermanisë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndonëse u gjend dy herë në disavantazh, skuadra e Granit Xhakës arriti të rikthehet në lojë, dhe madje ta bëjë rikthimin e madh.

Golin e parë për Stuttgartin e shënoi Waldemar Anton (’11), dhe, ndonëse pati tentime nga vendësit që të bëjnë diçka, pjesa e parë mbeti me këtë rezultat.

Goli i barazimit për Leverkusenin erdhi pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë përmes Robert Andrich, por që vetëm 8 minuta më pas, Chris Fuhrich realizoi për të rikthyer epërsinë minimale të Stuttgartit.

Amine Adli barazoi shifrat në minutën e 66-të, dhe kur u mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, në minutën e 90-të, mbrojtësi i Leverkusenit Jonathan Tah realizoi për rezultatin 3-2.

Me këtë fitore, Leverkuseni kalon në gjysmëfinale të Kupës DFB Pokal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit