Ka mjaftuar goli i Alejandro Grimaldos në ndeshjen ndaj Mainz, që Bayer Leverkusen t’i rrekët prapa Bayernit të Mynihut në vetëm një pikë dallim.
Në këtë ballafaqim, Granit Xhaka luajti krejt minutat, kurse u notua si njëri prej më të mirëve në fushë, njofton Klankosova.tv.
“Aspirinat” pavarësisht se kishin një krizë rezultatesh në fillim të kampionatit, tani po i konkurojnë fuqishëm “Bavarezët” që e udhëheqin renditjen tabelare në Bundesliga.
Në ndeshjet e sontme të kampionatit elitar të Gjermanisë, fitore shënuan edhe Frankfurti e Wolfsburgu.
Të parët e deklasuan 4-0 Freiuburgun, kurse të dytët e demoluan Borussia Monchengladbah me rezultat 5-1.
Befasia e mbrëmjes ishte rezervuar në Holstein-Stadion, ku Holstein Kiel e mposhti 4-2 Dortmundin.
Nesër zhvillohen pesë ndeshje tjera, ku spikat derbi Stuttgart – Leipzig.