Home Sport Leverkusen me urim special për Xhakën në ditëlindjen e tij

Leverkusen me urim special për Xhakën në ditëlindjen e tij

0

Granit Xhaka feston sot ditëlindjen e 32-të.

Futbollisti shqiptar aktualisht djersit fanellën e Leverkusenit në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Ai u transferua në këtë skuadër vitin e kaluar ku shënoi suksese historike duke u shpallur kampion në Budesligë pa asnjë humbje.

Ndërkohë që ishte fituesi i Kupës dhe finalist i Europa League.

Në nder të ditëlindjes së tij klubi gjerman i ka bërë një urim special Granitit.

“Urime ditëlindjen i dashuri Granit! Një vit të suksesshëm, ku shpresojmë që nesër e fillon me tri pikë”, është shkruar në faqen zyrtare të klubit në platformën X.

Kujtojmë që Leverkusen nesër luan ndaj Bayern Munich në udhëtim.

Exit mobile version