21.6 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Letra “qortuese” e BE-së ndaj KPK-së, ky institucion dha siguri se po mbështesnin reformat në drejtësi

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës duket se ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme, një publik e një në komunikime me BE-në, sa i përket kritikës që ua kishin dhënë për planet për pengim të Ligjit të KPK-së.

Ndonëse në një përgjigje ditë më parë për Dukagjinin, KPK-ja ishte e ashpër ndaj Zyrës së BE-së duke thënë madje që nuk beson që ai është qëndrim zyrtar i BE-së, këta të fundit në fakt kanë konfirmuar se KPK në përgjigje kishte dhënë siguri se do e mbështesnin të njëjtin.

Letra e dërguar muajin e kaluar kishte vënë në pah se anëtarët e Këshillit ishin duke u organizuar për të penguar zbatueshmërinë e ligjit të ri të KPK-së, duke dhënë dorëheqje anëtarët aktual e duke u zëvendësuar me të tjerë.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, thanë se kryesuesi i KPK-së, në përgjigjen e kësaj letre kishte siguruar se do e mbështesin reformën në drejtësi.

“BE-ja në Kosovë i konsideron ndryshimet e fundit në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës një hap të rëndësishëm përpara në reformën e sistemit të drejtësisë. Bashkimi Evropian është i përkushtuar për të mbështetur zbatimin efektiv të legjislacionit në mënyrë që të realizohet potenciali i tij i plotë dhe të çohet përpara progresi i vërtetë në sundimin e ligjit. Në lidhje me këtë, më 28 maj 2025, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së u ka dërguar një letër anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës duke nënvizuar dhe përsëritur këto mesazhe kryesore. Më 2 qershor 2025, Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës iu përgjigj kësaj letre. Në përgjigjen e tij, Kryetari siguroi që Këshilli Prokurorial i Kosovës po e mbështet vazhdimisht fuqishëm procesin e reformës në drejtësi dhe është i përkushtuar në rrugën e integrimit në BE”, deklaroi zyra e BE-së në Kosovë.

Ndërkohë që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për këtë, ditë më parë kishin thënë për Dukagjinin se shqetësimet e ngritura nga BE-ja nuk ishin të bazuara në prova por në thashetheme, duke kërkuar nga ky institucion që të reagojë në mënyrë konstruktive.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, KPK-ja duhet të tregohet më transparente edhe në raport me mediat.
“Duke dalur tërësisht jo serioz sepse tashmë BE-ja e ka konfirmuar të njëjtën letër, është pozitive pastaj që KPK-ja e ka shpreh pastaj në letrën që ia ka kthyer BE-së, aspiratat në zbatim të ligjit prandaj KPK-ja qoftë në letrat që i shkëmben me BE-në duhet që të njëjta pikëpamje të i jep edhe karshi mediave”, deklaroi Flamur Kabashi- Hulumtues në IKD.

Ndërkohë që Vullnet Bugaqku nga KDI, thotë se është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të respektojë e të përfillë shqetësimet e Bashkimit Evropian.

Dek: Vullnet Bugaqki- KDI  01:40
“Mirë që ka reaguar zyra e BE-së dhe mendoj që të gjitha sygjerimet dhe shqetësimet që kanë përcjellur në letrën e tyre janë shqetësime të duhura dhe të bazuara dhe KPK-ja duhet të që të i respektoje dhe ti qëndrojë afër dhe të zbatoj ligjin për KPK-në”, deklaroi Bugaqki.

Pas kalimit të filtrave të Gjykatës Kushtetuese, Ligji për Këshillin Prokurorial ka hyrë në fuqi, në fund të muajit të kaluar.

Të ngjashme

Të fundit