Marrëdhënia e dështuar e princ Charles, sot mbreti i Anglisë dhe e të ndjerës princeshë Dianës vazhdon të ngjall kuriozitet edhe sot. Ata patën vërtetë një marrëdhënie të komplikuar, por rrallëherë kishin edhe ditë që princeshën e ndjerë e bënin të mendonte se babai i fëmijëve të saj e donte vërtetë.
Siç edhe ka zbuluar Diana në librin e Andrew Morton “Diana: Her true story in her own words” princi i atëhershëm i Uellsit Charles i dërgoi një letër speciale në prag të dasmës së tyre që u zhvillua më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit.
“Ai më dërgoi një unazë shumë të bukur një natë para dasme në Clarence House dhe një letër shumë të bukur që thoshte: “Jam shumë krenar për ty dhe kur të vish në pallat do të jem atje në altar për ty nesër”- u shpreh asokohe princesh Diana.
Ish-shërbyesi i saj Paul Burrell tha për Marie Claire se kjo duhet të ketë qenë vërtetë e papritur për princesh Dianën, pasi Charles nuk ishte aspak romantik, të paktën me Dianën.