18.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet

- Advertisement -

Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet si test i gatishmërisë së partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas një ftese nga kryeministri Albin Kurti, iniciativën për të ngulur këmbë përsëri në zgjedhjet e parakohshme ka vendosur ta marrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky i fundit, iu drejtua me një letër partive opozitare dhe asaj në pushtet duke u kërkuar që deri të mërkurën e ardhshme të dakordohen për shpërndarjen e Kuvendit.

E kjo iniciativë, sipas analistëve u ka hapur rrugën partive opozitare për të treguar gatishmërinë e tyre.

“Është rrugë e mirë, korrekte për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Pra, në njëfarë mënyre do të testojë edhe opozitën se sa do jenë gati për zgjedhje. Ndërkaq, egon për ta shkarkuar qeverinë që e kanë disa parti opozitare, konsideroj që janë pavend. Nëse janë zgjedhjet e parakohshme kauza, atëherë duhet të gjendet alternative më e drejtë dhe më e mirë e mundshme”, tha Visar Xani, analist.

Por ky veprim i Krasniqit, sipas analistit Arbnor Sadiku, është më së shumti në interes të subjektit të tij.

“Me shkuarjen në zgjedhje, ata pretendojnë që hyjnë në një koalicion me LVV-në dhe pastaj të shpallin zgjedhje të brendshme në PDK, ashtu që të zgjedhin krizën e lidershipit të PDK-së, ta menaxhojnë. Letra e tillë shpërfaq gjendjen në të cilën është PDK, e cila në një kohë ka qenë në pushtet dhe tani është në krizë të brendshme politike”, tha Arbnor Sadiku, analist.

Letrës së Kryetarit Krasniqi deri tani i është përgjigjur vetëm LDK, por jo pozitivisht. Nga ky subjekt kanë deklaruar se përgjigjja tanimë i është dhënë kryeministrit Kurti, që nuk e përkrahin një formë të tillë.

Televizioni është përpjekur të kontaktojë edhe me anëtarë të AAK-së për të kuptuar qëndrimin e tyre, por të njëjtit, kanë qenë të paqasshëm në telefon.

Kreu i PDK-së dhe kryeministri u takuan para një javë, dhe ndër të tjera diskutuan edhe për zgjedhjet e reja.

Të dyja partitë janë shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa dy partitë e tjera parlamentare që nuk morën pjesë në takim, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit