Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA-ja, e ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për letrën që ia ka dërguar kryetares së Dhomave të Specializuar, Ekatarina Trendafilova.
Ai ka bërë me dije se letra e Kurtit ka qenë farsë dhe tallëse.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një kryeministër duhet të vepron e jo të shkruan letra.
“Letra e Kurtit për Trendafiloven është farsë tallëse. Kreu i një qeverie dhe partisë më të madhe në Kuvend nuk shkruan letra, por vepron. Kurti ka mundur të krijojë trup apo komision legjislativ në Kuvend, ekip të veçantë ekspertësh të huaj mbikqyrës të Speciales brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Jashtme apo të paguante avoketër të niveleve më të larta me para nga buxheti, e shumë VEPRIME tjera si drejtues ekzekutiv i shtetit. Kurti nuk ka bërë asgjë dhe letra është vetëm larje goje dhe simbol i dështimit të Ekzekutivit pér t’i treguar Speciales se nuk do të duhej të ishte mbi shtetin”, ka shkruar ai.






