“Fazë të re të përçarjes së partive shqiptare”.

Kështu e lexoi opinionisti Burim Ramadani letrën e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit drejtuar Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut – për t’i kërkuar koalicion qeverisës, përcjell Periskopi.

Ramadan shprehet i bindur se shumica shqiptare – duke përjashtuar Vetëvendosjen – e e bën qeveri, ndërsa Kurti kthehet në opozizë.

Postimi i plotë:

Shumica shqiptare ndërton Qeverinë, me qëndrueshmëri parimore.

Letra e sotme e Kurtit për LDK-në është faza e re për përçarjen e partive shqiptare.

E filloi me NISMA-n për të njëjtin qëllim, por nuk bëri shumicën.

Po vazhdon synimin ndaj LDK-së krejtësisht njëjtë!

Kjo nuk është logjikë shtetërore. Është logjikë përçarëse vetëm e vetëm për të mbajtur pushtet.

Por, pushteti nuk mbahet me patjetër.

“O unë, o askush!”

Politikani duhet të ketë parime e dinjitet! Kur nuk ke shumicë, thjesht pranon realitetin.

Kthehesh në opozitë dhe bëhesh gati për zgjedhjet tjera kurdo që janë!

Kaq, e thjeshtë është demokracia. Shumica qeveris!