5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Letra e Gërvallës për Asociacionin: Scholz-i e Macron-i lënë të kuptojnë se qeverisë i ka humbur topi

- Advertisement -

Aty u bë një zotim – kumtuar nga Donika Gërvalla – se deri në fund të muajit qeveria kosovare do të draftojë një Statut të Asociaconit dhe do ta dërgojë për rishikim kushtetues hiç më larg se deri në fund të majit.

Kjo krejtësisht në kundërthënie me refuzimet e as para një jave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili këtë kërkesë e quajti “absurde”, se “Strasburgu nuk është Bruksel” dhe “nuk ka Asociacion pa qenë në pako me Marrëveshjen në Bazike” dhe se “tashmë fjalën e fundit e ka Strasburgu e jo ne”.

Për të shpërthyer çorodia që buroi nga letra e qeverisë edhe më tepër: në letër thuhet “jemi duke e përgatitur draft-Statutin…do ta dërgojmë…deri në fund të majit (ang: is preparing…will be submitted…by the end of May, 2024; pra të gjitha jepen për punë që po bëhen)” ndërsa në konferencë për media pas dërgimit Gërvalla tha se “jemi në fazë të zotimit dhe jo të hartimit të draftit” dhe se “kjo është veç ofertë” dhe se “varet nga ndërkombëtarët a e pranojnë”.

“Varësisht nga si do të pranohet kjo nga ata (ndërkombëtarët), varësisht si do të jenë hapat…kjo do të varet nga ne se a do të mund të fillojmë me një dokument të tillë, por nuk jemi ende aty”, tha Gërvalla as tre orë pas publikimit të letrës ku e jepte për fakt të kryer se drafti ka nisur të shkruhet dhe në fund të majit dërgohet në kushtetuese.

Një mijë e 400 centimetrat kub hapësirë në kokë vështirë ta procesojnë moskoherencën e shpërfaqur në disa orë…

Gjermania i ra vijë-vizë kësaj ‘manovre’ as/as e edhe/edhe të Qeverisë së Kosovës, duke kumtuar qëndrimin e kahershëm të QUINT se qe dashur para mbledhjes së Këshillit të Ministrave e jo pas.

Për më tepër, çorodia u bë edhe më e dukshme kur Presidenca e Kosovës njoftoi se Qeveria as që e ka njoftuar e as konsultuar Vjosa Osmanin për këtë veprim – në letër, veprimi thirrej edhe në emër të saj.

Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë”, thanë nga Presidenca.

Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”.

Kjo shënoi një plasaritje të paparë mes asaj çka shihej për implicit një dhe eksplicit dy: Qeverisë dhe Presidencës.

Kjo e fundit i priti ambasdorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe atë gjerman, Jorn Rohde, të cilët nuk dhanë asgjë për media, ndërsa Nacionale-s i është thënë se përmbajtja e bisedave ishte “konfidenciale”.

Për të kuptuar peshën e krizës së përnjëmendtë ishte një letër e dërguar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni drejtuar Albin Kurtit, ku këtij të fundit ia rrëzuan krejt manovrat e provuara për të evituar Asociacionin që ka pranuar.

Prej A-së deri në Zh: ia shterruan logjikën e (mos)veprimit.

Porosia? “Po rrezikoni anëtarësimin e Kosovës në KiE” dhe se “hapat e juaj janë të pamjaftueshëm”.

Ndërsa manovrën me hartimin e draftit të ri në konsultim me kryetarët dhe ‘përfaqësuesit serbë’ pa legjitimitet politik në veri, ata ia rrëzuan edhe këtë logjikë, duke qenë se nuk ka përfaqësim politik të serbëve në veri duke qenë kryetarët aktualë me as 3% të votës së përgjithshme.

Propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo këshilltarët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna”.

Draft-Statuti, lënë të kuptojnë ata, është ai i BE-së i oruar në fund të tetorit; dhe që po atë e mbështesin Franca, Gjermania dhe Italia.

Letrën e tre krerëve evropianë, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixihiku, e mori për dëshmi “të turpërimit ndërkombëtar të Kosovës”.

Scholz, Macron e Meloni letrën e përfundojnë me fjalët: Topi është në fushën tuaj.

Letra e plotë:

Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim xhentëlmeni”. Është një model solid, i hartuar me kujdes nga ekspertë ligjor evropianë, bazuar në praktikat më të mira brenda Evropës. Merr në llogari të gjitha vijat e juaja të kuqe si dhe kornizës kushtetuese e ligjore të Kosovës. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Na lini t’ua theksojmë sërish që ne s’duam Kosovës jofunksionale. Asociacioni në asnjë mënyrë nuk është i krahasueshëm me Republika Srpska.

Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.

Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.

Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.

Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit