12.7 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Letra drejtuar përfaqësueses së BE-së, Hoti: Të bëhen veprime konkrete, Serbia të hapë arkivat

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka folur për letrën dërguar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, përmes të cilës kërkohen hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, Hoti tha se kjo letër është më shumë një lloj informimi për Kallasin, se çka ka ndodhur dhe pse Serbia vazhdon me mentalitetin e saj kriminal edhe sot pas 26 vjetësh, të fshehë fatin e personave të zhdukur.

“Sot kemi mijëra familje që janë në dhimbje e vuajtje, letra është kërkesë e arsyeshme, kërkesë me kuptim të plotë, është pasuese e veprimeve që kemi ndërmarrë dy viteve të fundit. Me ndryshimet që kanë ndodhur në Bruksel, letra më shumë është një lloj informimi për zonjën Kallas se çka ka ndodh, dhe çka po ndodh. Ku është problemi dhe pse Serbia vazhdon me mentalitetin e saj kriminal, edhe sot pas 26 vjetësh e fsheh fatin e personave të zhdukur”.

“Letra ka qenë nevojë që jo vetëm të njoftohet, por të nxitet zonja Kallas, në mënyrë që ajo të ndërmarr veprime konkrete në raport me ato që kemi shkruar në letër”, tha Hoti, njofton Klankosova.tv.

“Festat e tilla nuk do të duhej të na ndalnin, por të na japin një motiv shtesë që të punojmë pa ndalë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Edhe qytetarët janë të vetëdijshëm që kjo çështje nuk varet vetëm nga Republika e Kosovës, por nga Serbia. Familjarët e personave të zhdukur janë ende në luftë aktive me Serbinë, pasi që ende vazhdon të ju mohet e drejta për të ditur për familjarët e tyre”, shtoi Hoti.

Në letër, kërkohet:

– Hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të arkivave shtetërore të Serbisë, të cilat përmbajnë informacione kyçe mbi vendndodhjen e të zhdukurve.

– Bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të Millosheviqit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë.

– Llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj.

Të ngjashme

Të fundit