18.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Less: Ekstradimi i Radojçiqit në Kosovë implikon politikanë të lartë në Beograd

- Advertisement -

Ndryshimet gjeopolitike në botë nuk po shkojnë në favorin e Kosovës.

Së paku kështu po paralajmëron eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Timothy Less.

Diplomati britanik thotë se Evropa po kthehet nga e djathta ekstreme dhe se në Shtëpinë e Bardhë mund të rikthehet Donald Trump, e këto zhvillime sipas tij nuk janë shumë përshtatshme për Kosovën.
Madje ai vlerëson se Kosovës mund t’i kërkohen kompromise shumë më të dhimbshme në dialog me Serbinë.

“Mendoj se z.Kurti e ka mbivlerësuar fuqinë e tij. Ai beson se mund të arrijë gjithçka që dëshiron Kosova e që është kontrolli mbi veriun dhe njohja ndërkombëtare për Kosovën dhe për këtë arsye beson se nuk duhet të bëjë kompromis me Serbinë. Për më tepër, nuk shoh shumë mundësi që kjo do të funksionojë në të ardhmen. Evropa po kthehet djathtas dhe sondazhet në SHBA sugjerojnë se Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025 me një qasje ndaj Kosovës që ka të ngjarë të jetë më pak e favorshme për Kosovën sesa marrëveshja që është aktualisht në tryezë”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Less thotë se Serbia nuk do t’i pranoj kushtet e Kurtit për tu ulur në tavolinën e bisedimeve pavarësisht se kryeministri i Kosovës ka të drejtë moralisht për kushtet e vëna.
Diplomati britanik shprehet i bindur se Beogradi nuk do ta ekstradojë në Kosovë, kryeterroristin, Milan Radojçiq.

“Serbia qartazi nuk dëshiron ta ekstradojë atë në Kosovë për t’u gjykuar pasi kjo do të jepte njohjen e nënkuptuar të Kosovës si një shtet që ka të drejtë të lëshojë fletarrest ndërkombëtar. Një gjyq mund të zbulojë gjithashtu të gjitha llojet e detajeve në lidhje me incidentin e Banjskës që implikon politikanë të lartë në Beograd, të cilët ata nuk i duan në domenin publik. Pra, kam pak shpresë se Serbia do të pranojë të dorëzojë z. Radojçiq dhe çdo përpjekje e z. Kurti për ta bërë këtë parakusht për dialogun me Serbinë do të thotë se dialogu nuk do të ndodhë”, shprehet ai.

Krejt në fund, Less thotë se dialogu nuk do të ketë sukses derisa nuk ka përfshirje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë tani shoh një periudhë lëvizjeje deri në zgjedhjet në SHBA dhe një ndryshim të mundshëm të presidentit, pas së cilës SHBA mund të marrë kontrollin e procesit të negociatave në kushte të ndryshme, dhe procesi të filloi përsëri”, vlerëson diplomati britanik
Bashkimi Evropian deri më tani ka dështuar t’i bind të dyja palët për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura.

Serbia insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kurse kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka kërkuar që të gjitha marrëveshjet të zbatohen pa kushte.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit