Një ngjarje aspak e zakontë vjen nga Franca.
Lyoni kishte vendosur ta përjashtonte vitin e kaluar lojtarin e tij, Marcelo.
Dhe, arsyeja është e padëgjuar ndonjëherë.
Ajo është zbuluar vetëm sot nga mediat franceze.
Qendërmbrojtësi në fakt akuzohet se lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes dhe se qeshte me shokët e skuadrës për këtë veprim.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”,
Drejtori i klubit, Juninho, bashkëkombës i tij, nuk e kishte pëlqyer këtë veprim dhe e kishte shfrytëzuar mundësinë që t’ia kujtojë atij paraqitjen e zbehtë në fushën e blertë ndaj Angers për ta përjashtuar atë nga ekipi.
E pas disa muajsh ai ishte përjashtuar edhe krejt nga klubi.
Marcelo më pas, në janar të këtij viti i ishte bashkuar ekipit tjetër francez, Bordeaux.