15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Lëshohet urdhërarrest për të arratisurin Marko Roshiq, i dënuar për vrasjen e Ivanoviqit

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Marko Roshiq, i dënuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 28.06.2024, gjykata ka shpallur aktgjykimin në këtë çështje penale, ku të akuzuarin M.R e ka dënuar me 10 vite burgim. I akuzuari M.R është njoftuar për datën dhe kohën e shpalljes së aktgjykimit. I njëjti nuk ka qenë prezent në shpallje të aktgjykimit, pasi që nuk është obligative pjesëmarrja në shpalljen e aktgjykimit. Gjykata me rastin e shpalljes së aktgjykimit nuk ka mundur ta arrestoj, pasi që i njëjti nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit edhe përpos faktit se ka qenë i njoftuar për datën dhe kohën e shpalljes”, ka deklaruar Gashi.

Ajo ka shtuar se me aktgjykimin e shpallur, gjykata i ka caktuar të akuzuarit M.R edhe masën e paraburgimit, ku po me datë 28.06.2024, ka marrë aktvendim të posaçëm me të cilin të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit.

“Aktvendimin për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata përmes e-mail ia ka dorëzuar: Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Avokatit Mahmut Halimi dhe të akuzuarit M.R (përmes postës). Të gjithë këta të apostrofuar kanë konfirmuar pranimin e vendimit, përpos për të akuzuarin M.R, nuk kemi ende konfirmim nga posta, nëse e ka pranuar vendimin apo jo.

Gjykata pas informimit nga Policia Kosovës, se nuk kanë mundur ta ekzekutojnë vendimin e gjykatës, menjëherë ka lëshuar Urdhër-arrest, për sigurimin e prezencës së të akuzuarit dhe dërgimin e të njëjtit në paraburgim. Tani rasti është me Urdhër-arrest për arrestimin e këtij të akuzuari, e të cilin urdhër e ka në zbatim Stacioni Policor në Mitrovicë”, ka thënë Gashi.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit