Përfunduan punimet në njërën nga urat që ishin duke u ndërtuar mbi lumin Ibër.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë.
“Urime Mitrovicë!Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, shkroi në Facebook, Durmishi.
Gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik.
Sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.
Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.
Ndërtimi i urave bëhet pranë urës kryesores që është mbi Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.