-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Lëshimet në interpretim: “Përkthimet” që kushtuan miliona (Video)

- Advertisement -

Se përkthyesit kanë një rol goxha me rëndësi në jetën e njeriut, veçse dihet. Komunikimi i kuptimit të një gjuhe në një tjetër, nuk është i mundur pa prezencën e tyre.

Porse ekziston edhe fakti se, njeriu adekuat për këtë fushë mund të rrezikojë pa dashje në interpretimin e fjalëve jo të sakta.

Diçka e tillë ndodhi gjatë ditës së djeshme kur u tha se presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se “janë pezulluar përkohësisht vizat nga Franca për shtetin kosovar”, porse krejt kjo doli të jetë një gabim në përkthim.

E njohës të kësaj fushe, po thonë se “mungesa e përkthimit të duhur dhe të mirëfilltë, mund të ndikojë jashtë mase në komunikim, ndërmjet palëve në bashkëbisedim”.

Dhe se “rëndësia e përkthimit është qenësore për komunikim të mirëfilltë në takime bilaterale dhe multilaterale”.

Ndërsa ka nga këta njohës që po shprehen se “përkthimet e pasakta mund të çojnë në keqkuptime e keqinterpretime”

Ndërkaq, “pasojat e gabimeve në përkthim shërbejnë si një kujtesë për fuqinë e gjuhës dhe rëndësinë për ta bërë atë siç duhet”. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit