24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Leposaviqi me dy stadiume të futbollit, largon strukturat paralele

- Advertisement -
Komuna e Leposaviqit ka filluar rregullimin e dy stadiumeve në Leshak dhe qytezë të kësaj komune, pas një marrëveshjeje me Federatën e Futbollit të Kosovës. Deri para pak kohësh dy stadiumet kanë punuar sipas sistemit paralel serb. Kryetari i komunës, Lulzim Hetemi thotë për televizionin se të duka fushat sportive do të rikthehen në sistemin sipas ligjeve të Kosovës, duke krijuar kushte për sportistët e të gjitha komuniteteve. Sipas Hetemit, punimet në këto dy fusha sportive pritet të përfundojnë brenda 2 muajsh.

Sistemi nëntokësorë për ujitje së shpejti pritët të finalizohet.

Për këtë janë kryer të gjitha punimet.

Ky është stadiumi në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit në të cilin tash e disa muaj kanë filluar punimet për rifunksioanlizimin e tij, meqë i njëjti më herët ka qenë nën mbikëqyrjen e strukturave paralele serbe.

Kryetari i komunës, Lulzim Hetemi thotë për televizionin se do të krijohen kushtet për tu shfrytëzuar kjo fushë sportive nga të gjitha komunitetet.

“Deri vonë sa e di unë këta kanë qenë me sistem paralel, shembull kanë bërë gara, Leshaku me Novi Pazarin, por neve tash duhet me ua kriju kushtet që me ditë këta se janë në Republikën e Kosovës”, tha Hetemi.

“Para dy muajsh me kryetarin e FFK-së, z.Ademi e kemi bërë një marrëveshje, janë kryer disa punime. Para tre ditësh ka qenë në zyre për të diskutuar rreth projektit, e kemi propozuar edhe këtë fushë ku jemi aktualisht në Leshak, na ka përkrahur, menjëherë të nesërmen kanë ardhur për shtrirjen e gypave nëntokësorë, ujitja do të jetë digjitale, objekti ishte deri diku i mirë”.

Për të parë nga afër punimet këtu doli edhe drejtori i Administratës, Alban Uka, për çka tha se edhe këto mbishkrime në cirilikë do të largohen nga ky objekt,  dhe do të vendosen ato të Republikës së Kosovës,

Pak metra më poshtë, në qytezën e Leposaviqit, është edhe kjo fushë sportive që së shpejti do të funksionalizohet, ndërkaq sistemi digjital për ujitje ka përfunduar.

“Edhe një javë apo dy pritet që edhe faza tjetër, duke filluar me zhveshtoret, me binën me rreth stadiumit do të bëhet një lloj parku, një lloj grenazhe duhet ta vendosim afër ibrit, që të mos krijohen vërshime që po e marrin fushën, brenda 2 muajsh do të jetë gjithçka në rregull”, tha Hetemi.

E për mirëmbajtjen e saj, komuna ka punësuar një person i cili vjen nga radhët e komunitetit serb.

Sipas komunarëve, në këtë lokacion do të shtohen edhe fusha sportive të ndryshme, duke nisur nga fusha e Basketbollit dhe Hendbollit, pasi që e gjithë hapësira publike i takon komunës së Leposaviqt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit