Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, është shumë e dashur për publikun.
Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut.
Leonora i ka bërë 44 vjet, mirëpo fytyra e saj duket si e një 20 vjeçareje.
Këngëtarja shpesh ka zbuluar se kujdeset shumë për lëkurën e fytyrës, duke i bërë asaj edhe terapi të ndryshme të cilat ndihmojnë në ‘tretjen’ e rrudhave.
Krahas muzikës, Leonora vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga me të ndryshmet për jetën e saj.
Ajo se fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqen shkronjat gjigante ë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ‘UÇK’.
Një postim i tillë nga këngëtarja duket si mesazh përkrahje për liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.