10.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju thaftë dora juve që e votuat Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Të njëjtit u shpallën fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim e dënim me gjobë prej 100 eurove.

Kjo e fundit shpërndau një fotografi të tyre teksa shtoi: “Ju që e votuat gjykatën speciale ju thaftë dora”.

“Në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë”, vazhdoi më tej artistja nga Drenica.

Kujtojmë që Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit