Ai njihet për lidhjet me modele nën moshën 25-vjeçare. Por duket se ylli i Titanikut, Leonardo DiCaprio, 48 vjeç, është zhytur në thellësi të reja pasi përflitet se është në lidhje me modelen shumë të re në moshë Eden Polani, që është 19 vjeçe.
Një sërë reagimesh kanë shpërthyer në Twitter pas lajmit për lidhjen e mundshme mes DiCaprios dhe modeles 19-vjecare. Një nga komentet është se ajo as nuk kishte lindur kur Titaniku u xhirua në vitin 1998, 25 vjet më parë.
Twitter kritikoi Leo DiCaprion, 48 vjeç, për ‘romancën’ e tij me Eden Polanin, 19 vjeçe, me të cilën ai doli për festë në Los Angeles më 31 Janar.
“E dashura e DiCaprios është aq e re saqë ndoshta ka studiuar filmin Romeo and Zhuliet në të cilin luajti DiCaprio kur ishte në shkollë.” Vijon një koment tjetër.
“Dikush duhet të ndalojë Leonardo DiCaprio, ai po duket qesharak”, shkruan një tjetër.
Leonardo u fotografua për herë të parë me Eden në festën e këngëtares së lindur në Detroit Ebony Riley. Fituesi i çmimit Oscar u pa i ulur pranë modeles adoleshente izraelite teksa ata shijonin atmosferën.