Leonardo DiCaprio u fotografua duke mbajtur një mbështetëse gjuri gjatë një ndeshjeje padeli në Sardenjë të Italisë, ku po shijon pushimet me të dashurën e tij modele, Vittoria Ceretti.
Aktori 50-vjeçar, i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona të shkurta dhe atlete, u duk në humor të mirë teksa kalonte kohë me partneren dhe disa miq të ngushtë.
Vittoria, 27 vjeçe, shkëlqeu me një veshje sportive që theksonte format e saj të tonifikuara, me një bluzë të bardhë pa mëngë dhe pantallona të shkurtra të zeza, shkruan DailyMail.
Çifti u pa duke luajtur në fushë dhe më vonë ecën krah për krah drejt destinacionit të radhës. Në një moment më pas, Leonardo nuk mbante më mbajtësen e gjurit, ndërsa e dashura e tij kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç.
Dyshja kanë kaluar pjesën më të madhe të verës në Evropë, mes udhëtimeve luksoze në vende si Saint Tropez, ku u panë në një jaht, duke marrë rrezet e diellit.
Më herët, ata morën pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, një pjesëmarrje që solli edhe kritika ndaj aktorit.
Historia e dashurisë mes Leonardos dhe Vittorias nisi në verën e vitit 2023 dhe u bë publike pas një sërë paraqitjesh të përbashkëta, përfshirë dhe Javën e Modës në Milano.
Një burim më parë ka konfirmuar se çifti janë “të dashuruar” dhe e marrin lidhjen seriozisht, megjithëse vetë ata preferojnë ta mbajnë raportin privat.
Ndërkohë, Leonardo po përgatitet edhe për daljen në kinema të filmit të tij më të ri, One Battle After Another, një thriller politik nga regjisori Paul Thomas Anderson, që pritet të shfaqet më 26 shtator.