Ata u panë të relaksuar duke buzëqeshur dhe kishte intimitet të mjaftueshëm mes tyre, pas këtyre pamjeve DiCaprio dhe Lamas konsiderohen si çifti i ri i Hollivudit.
Aktori 48-vjeçar kishte veshur një bluzë të zezë me xhinse, një xhaketë të zezë dhe kapele bejsbolli. Sa i përket Lamas, ajo u shfaq me një bluzë të zezë, pantallona të gjera dhe një xhaketë të zezë.
Sipas informacioneve të Daily Mail, një person i afërt i DiCaprios pretendon se ai nuk është në një marrëdhënie me 23-vjeçaren. Megjithatë, fotot e tyre të përbashkëta lënë pak vend për dyshime.
Thashethemet për lidhjen e Leonardo DiCaprio me supermodelen Gigi Hadid filluan të qarkullojnë në shtator.
Romanca mes tyre u konfirmua me një foto të tyre së bashku në një festë në Nju Jork. Të dy ishin në të njëjtën tryezë dhe ishin shumë të afërt.
Një burim nga rrethi i miqve të DiCaprios kishte komentuar për Entertainment Tonight se çifti i shumëpërfolur po jetonte një lidhje dashurie: “Ata janë bashkë dhe duken shumë të dashuruar. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur”.
Por motra e modeles, Bella Hadid nuk e aprovoi DiCaprion për motrën e saj.
Bella Hadid ka një tendencë për ta “mbrojtur” motrën e saj shpesh dhe në publik. Në fund të fundit, ajo bëri të njëjtën gjë kur u publikuan raportet e para për ndarjen e Gigi-t nga Zayn Malik.
Por në pamje të parë, Bella duket se nuk aprovon askënd si partner të motrës së saj. Leonardo DiCaprio përballej me të njëjtin problem, mospëlqimin nga motra e saj. Një artikull nga Marca spanjolle pretendon se Bella Hadid mendon se “motra e saj është shumë e mirë për të qenë me të” . Dhe duke gjykuar nga fotot e fundit të DiCaprios me Lamas, ai me siguri u shfajësua.