12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Leonardo DiCaprio i shqetësuar për reputacionin e tij

- Advertisement -

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio nuk është  i lumtur kur jeta e tij private komentohet në sy të publikut. Madje sipas gazetës britanike Dailymail,  Leo është i mërzitur me imazhin që fansat  kanë krijuar për lidhjet e tij  të dashrisë me vajza nën moshën 25 vjeç.

“Ai dëshiron ta heqë një herë e mirë këtë imazh që ka krijuar dhe është shumë i shqetësuar që kjo vazhdon ta përndjekë,”- zbuloi një burimi pranë aktorit për gazetën britanike.

2 vjet pas filmit të famshëm “Titanic”, aktori  i cili ishte 24 vjeç në atë kohë filloi të takohej me supermodelen Gisele Bundchen e cila në atë kohë ishte 18-vjeç.

Në vitin 2005, DiCaprio nisi në një tjetër romancë pesëvjeçare me supermodelen Bar Refaeli, e cila ishte 20 vjeç kur filluan të takoheshin.

Çdo detaj i marrëdhënies së tyre të gjatë u bë publik nga mediat e huaja dhe shumë besuan, në atë kohë, se aktori kishte takuar shpirtin e tij binjak. Megjithatë, kur Refaeli mbushi 25 vjeç në vitin 2010, çifti  u ndanë duke bërë që aktori të gjente veten në qendër të komenteve negative lidhur për refuzimin e tij të dukshëm për të dalë një grua që është mbi moshën 25-vjeç.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit