Leonardo DiCaprio ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.
“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.
DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë. Këtu mund të përmendim, Robert De Niro, Mila Jovovich, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher./abcnews.al