8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Leona Lewis zbulon emrin e vajzës së saj

- Advertisement -

Leona Lewis ka treguar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. 37-vjeçarja dhe bashkëshorti Dennis Jauch u kanë thënë fansave se e kanë quajtur vajzën e tyre Carmel Allegra.

Me një foto në Instagram ajo shkroi: “Dhe pastaj ishin tre. Carmel Allegra jonë e vogël mbërriti më 22.7.22”.

Miqtë dhe emra të njohur të shoubizit komentuan për ardhjen e vajzës së saj.

Këngëtarja njoftoi shtatzëninë e saj në rrjetet sociale në muajin Mars duke shpërndarë një foto të saj me një fustan të zi që tregonte barkun. Në vitin 2020, ajo foli për planet e çiftit për të pasur një familje  duke zbuluar se ata do të konsideronin edhe mundësinë për të adoptuar fëmijë.

Leona është e martuar me producentin dhe koreografin Dennis Jauch që nga viti 2019.

Çifti kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në Toskanë, Itali, përpara 180 miqve dhe të afërmve të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit