Futbollisti kosovar Leon Dajaku i është bashkuar klubit të madh kroat Hajduk Split.
Dajaku do ta mbajë te Hajduku fanellën me numër 22.
Dajaku së fundi ishte huazuar te klubi i Superligës së Zvicrës, St. Gallen nga Sunderlandi i Kategorisë së Dytë të Anglisë. Ai ka qenë pjesë e ekipit të madh gjerman Bayern Muenchen e po ashtu edhe e Union Berlinit e Stuttgartit.
22-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Përshtypja e parë për klubin dhe qytetin është e shkëlqyeshme. Unë jam lojtar i ri me shumë zjarr në vete, që e do futbollin dhe do të luajë për klube të mëdha. Unë kam miq në Kroaci, di shumë për Hajdukun, për tifozët dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Tashmë e njoh Sahitin që është nga vendi im, di për Livajan që ka luajtur për kombëtaren e Kroacisë. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Hajdukut dhe do të japë maksimumin”, ka thënë Dajaku.