28 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Leon Avdullahu mes Zvicrës dhe Kosovës

- Advertisement -

Mesfushori Leon Avdullahu përballet me një vendim të rëndësishëm pasi së shpejti do të duhet të vendos nëse do të luajë për Kombëtaren e Zvicrës apo për Kombëtaren e Kosovës.

Avdullahu pritet që vendimin e tij ta marrë së shpejti, duke pasur parasysh se në fillim të muajit të ardhshëm, Zvicra dhe Kosova do të përballet në Basel në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

21-vjeçari në këtë afat kalimtar u transferua tek Hoffenheimi në Bundesligë nga skuadra e Baselit, por ende nuk ka vendosur se cilin shtet do ta përfaqësojë.

Si Zvicra ashtu edhe Kosova janë në kontakte me Avdullahun, i cili ka porositur se  vendimin do ta marrë nga instikti apo më mirë të themi nga zemra.

Të ngjashme

Të fundit