27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

- Advertisement -

Me një postim në Facebook, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka dhënë lajmin e madh për ardhjen e re te Kombëtarja e Kosovës.

Mesfushori i Hoffenheim Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësoj Kosovën dhe gjasat janë që ai të ftohet kindër Zvicrës, kombëtares që e refuzoj.

Ky është postimi i plotë i kreut të FFK-së:

Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës 🇽🇰🙌

Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.

Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen.

Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty.

Të priftë e mbara me Kosovën!

Të ngjashme

Të fundit