6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lëngu i pakriposur i domateve, magjik për shëndetin

- Advertisement -

Pirja e lëngut të domatës së pakriposur, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë hulumtime të reja.

Shkencëtarët gjetën se pirja e një shishe prej 200ml çdo ditë,  ulë presionin e gjakut dhe kolesterolin në njerëzit që rrezikohen nga këto sëmundje.

Por kritikët sot nxitën kujdes për studimin, duke paralajmëruar se kjo nuk funksionon e tillë nëse merren parasysh ushqimet e tjera.

Studiuesit e Universitetit të Mjekësisë në Tokio, studiuan 481 njerëz gjatë një viti, duke u dhënë atyre sa më shumë pije që dëshironin.

Pjesëmarrësit mbanin ditarin në të cilin ata regjistruan saktësisht sa lëng domatesh ata konsumonin çdo ditë  dhe ata vunë re ndryshime shëndetësore.

Shumica e pjesëmarrësve të studimit konsumonin çdo ditë një shishe (200 ml) të lëngut të domates së pakripur, thanë hulumtuesit.

Presioni i gjakut ka rënë për tre për qind në 94 vullnetarë, me mesataren e lartë të pre-hipertensionit ose të hipertensionit (presionit të lartë të gjakut).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit