26.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Lëndohet ylli i Real Madridit, do të mungojë në ndeshjen hapëse të La Ligas

- Advertisement -

Real Madridi do ta nis sezonin 2025/2026 pas nëntë ditësh, kur do të presin Osasunan në ‘Santiago Bernabeu’, por duket se do t’u mungojë një lojtar i rëndësishëm për ndeshjen debutuese të Xabi Alonsos në La Liga.

Alonso do të përballet me disa vendime të mëdha sa i përket formacionit të parë, veçanërisht në mesfushë. Nëse ai përdor sistemin 4-2-3-1, siç pritet, mbetet për t’u parë se kush do të luajë përkrah Federico Valverdes si njëri nga dy mesfushorët defensiv në atë skemë. 

Aurelien Tchouameni është favoriti, por gjithashtu ekziston mundësia për Eduardo Camavingan. 

Camavinga kërkon rehabilitim në sezonin 2025/2026, pas një viti të dobët në aspektin personal. 

Real Madrid i ka besuar ende mesfushorit francez, por është e qartë se ai duhet të rikthehet në formën e tij më të mirë nëse dëshiron të mbetet pjesë e planeve afatgjata në ‘Bernabeu’. 

Fatkeqësisht për Camavingan, ai pritet të mungojë në ndeshjen hapëse ndaj Osasunas, pasi Real Madrid ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës. 

“Nga testet e kryera sot te lojtari ynë Eduardo Camavinga nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, është diagnostikuar një ndrydhje në kyçin e djathtë të këmbës. Në pritje të evoluimit të dëmtimit”. 

Sipas gazetës Marca, bëhet fjalë për një lëndim të lehtë, por Camavinga gjithsesi pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë. 

Dhe duke qenë se Real Madrid përballet me Osasunën të martën e ardhshme, mungesa e tij është pothuajse e sigurt.

Të ngjashme

Të fundit