Një person derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në fshatin Malësi e Re në Prizren, ka rënë nga shkallët prej një lartësie rreth 2-3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren.
Pas ndihmës së dhënë, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.