Një vetaksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Ranillug të Gjilanit.
Këtë për ‘Indeksonline’ e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se si pasojë e këtij vetaksidenti, katër persona u lënduan.
“Një vetaksident ka ndodhur sot me 25 gusht 2024 rreth orës 12:00 ne fshatin Crep komuna Ranillug . Në këtë rast veç dëmeve material në veturën që ka dalë jashtë rrugës janë lënduar lehtë katër persona. Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij vet aksidenti”, ka thënë Hashani.