13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lëndohen dy punëtorë të Trepçës

- Advertisement -

Dy punëtorë të Ndërmarrjes “Trepça”, kanë mbetur të lënduar të hënën si pasojë e një incidenti në ndërhyrje të një trafoje brenda ndërmarrjes.

Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Donika Osmani, tha se punëtorët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Osmani bëri të ditur për teve1.info se incidenti ka ndodhur saktësisht te Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike.

“Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intensitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes ‘Trepça’, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit