“Vincius pati një problem në pjesën e parë dhe ne e zëvendësuam atë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. Ishte një problem me muskujt e këmbës”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, duke treguar se sulmuesi 23-vjeçar brazilian dëshironte të vazhdonte në fushë dhe përjashtoi që të ishte një dëmtim i rëndë.
“Ai donte të vazhdonte. Pra, mendoj se nuk është shumë serioze. Ai donte të vazhdonte, u përpoq, por kishte pak dhimbje. Prandaj ne preferuam ta zëvendësojmë”, ka përfunduar ai.