-1.1 C
New York
Friday, January 2, 2026

Buy now

Lëmshi 4-vjeçar: Pranohet dëshmia “pro-Thaçi”, “kundër-Veseli” (Video)

- Advertisement -

Në Gjykatën Speciale, vazhdon beteja për drejtësinë nga katër të akuzuarit e ish-UÇK-së.

Një dëshmitar, në listën e Prokurorisë u shfaq në tetor 2021.

Por, përveç si dëshmitar, në korrik 2023, Mbrojtjes iu kumtua se një burrë që deshi të mbetet anonim, ishte pranuar edhe si viktimë në rastin e madh.

Ndërkaq në shtator 2024, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u detyruan të bëjnë një kërkesë të jashtëzakonshme në Speciale, që Trupi Gjykues ta detyrojë të dëshmojë këtë individ i cili ishte tërhequr vullnetarisht nga lista, raporton Klan Kosova.

Zhurma e këtij dëshmitari s’u ndal deri në fillim të kësaj jave, kur Gjykata e refuzoi kërkesën e Veselit për të mos e pranuar dëshminë e plotë që ky e ka dhënë në Prokurori, e që kësaj radhe ishte kërkesë ekskluzive e Hashim Thaçit.

Ish-presidenti ka kërkuar që të pranohej një pjesë e rrëfimit gjatë kohës sa në Speciale dëgjoheshin dëshmitarët amerikanë e britanikë, vetëm pas një lufte për ta siguruar praninë e tij në gjykatore, me arsyetimin se është tejet i rëndësishëm për të hedhur poshtë pretendime të Prokurorisë.

Banor i një shteti të tretë që s’ka kompetencë ta dërgojë në Hagë as me forcë, dëshmitari e ka vendosur Thaçin para një rruge. O t’i pranohej deklarata e plotë, siç Thaçi nuk ka kërkuar me vetëdijen se kjo mund t’i dëmtonte interesat e të bashkakuzuarve, o t’i rrëzohej kërkesa.

 

Të ngjashme

Të fundit