Home Lajme Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje, Qeveria Kurti s’ka përgjigje për asnjë çështje

Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje, Qeveria Kurti s’ka përgjigje për asnjë çështje

0
Lekaj: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje, Qeveria Kurti s’ka përgjigje për asnjë çështje

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, vitin 2024 e ka cilësuar si vit të ndryshimeve dhe vendimeve të mëdha për vendin. Në aspektin politik, ka thënë ai, sfida kryesore me të cilin do të përballet Kosova do të jetë dialogu me Serbinë.

Deputeti i AAK-së është shprehur i shqetësuar me mënyrës se si Qeveria po e trajton këtë proces.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Lekaj ka thënë se ky pushtet çështjen e dialogut Kosovë – Serbi po e trajton për kalkulime zgjedhore, e jo si interes i shtetit të Kosovës.

Në këtë situatë, sipas tij, e vetmja zgjidhje janë zgjedhje e parakohshme.

Ai ka bërë me dije se gjatë këtyre 3 viteve Qeveria Kurti nuk ka pasur përgjigje për asnjë çështje të rëndësishme.

Lekaj është shprehur optimist për rezultatin e AAK-së në këto zgjedhje.

Exit mobile version