Deputeti i AAK-së, që dikur ishte Kryetar i Komunës së Gjakovës, ka “zbuluar” një sekret sipas tij. Ai ka thënë se para 10 viteve e ka shkarkuar Arbërie Nagavcin nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina”. Krejt kjo pas përformancës së dobët, e me kërkesë nga Këshilli i Prindërve, sipas Lekajt.
Kujtojmë se Nagavci sot është Ministre e Arsimit.
Postimi i plotë:
Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar.
Çka keni pritur më shumë nga ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët.