Këtë reagim ai e ka bërë pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit, raporton Klan Kosova.
Sipas tij, një qeveri që i vendosë drynin një mediumi, një televizioni, nuk ka asnjë lidhje me demokracinë.
“Liria e shprehjes është e shenjtë dhe duhet trajtuar si e tillë. Media është simboli më i qartë, më i prekshëm dhe më i drejtpërdrejtë i kësaj lirie. Të mbyllësh një media, duke përdorur pushtetin, mekanizmat e qeverisjes, do të thotë të përpiqesh ta mbysësh këtë liri, do të thotë të mundohesh túa mbyllësh gojën njerëzve, do të thotë të bësh as më pak, as më shumë, atë që bëjnë diktatorët dhe diktaturat. Tí mbyllësh gojën mediave që nuk të pëlqejnë, që nuk të shërbejnë si parti apo qeveri, por që i shërbejnë vendit, qytetarëve, do të thotë ta shfrytëzosh pushtetin që të ka dhënë populli për tí mbyllur gojën popullit. Sot Klan Kosova, nesër kush e di kush e ka rradhën…Por qytetarët e këtij vendi nuk ua kanë dhënë votën njëherë e përgjithmonë këtyre që duan të vendosin mekanizma diktatorialë në vendin tonë. Kosova nuk është as mbretëri, as diktaturë! Është demokraci! Dhe nuk do tí lejojmë ata që flasin për demokraci ditën, të përpiqen natën të vendosin diktaturën. Populli ynë, qytetarët tanë, ne të gjithë bashkë, do të dimë të mbrojmë atë që është themel i demokracisë, liria e fjalës dhe e shprehjes. Dhe motoja jonë, ka qenë dhe mbetet: I lodhur jam me diktaturën….dhe me pushtetin e proletariatit”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Sipas tij, vetëm marksistët, neo-marksistët dhe komunistët, të vjetër dhe të rinj, mbyllin media, dhe mbysin fjalën e lirë.