22.7 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Lekaj: Të konstituohet Kuvendi me marrëveshje, pastaj të shpërbëhet për ta caktuar datën e zgjedhjeve

- Advertisement -

Pal Lekaj nga AAK-ja thotë se subjekti i tij politik është i dëshpëruar me kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj, pasi që ka bërë hapa të ngutshëm në politikë.

Lekaj thotë se Aleanca nuk e ka asnjë obligim për Limajn, andaj deklaroi se edhe nuk kanë votë për të për ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

“Sa i përket Limajt, ne kemi hyrë në koalicion parazgjedhor dhe i ka fituar tre deputetë dhe mund të them që jemi mjaft të dëshpëruar me veprimet e Limajt, sepse pas zgjedhjeve është dalë me deklaratë se ‘unë ofroj bashkëpunimin me Kurtin ose me dikë tjetër’, por duke i dhënë prioritet LVV-së. Ndërsa, parimet apo koalicionet parazgjedhor, gjithë politikën, programin tonë e kemi bërë që ne duhet një qeveri jashtë Kurtit dhe jo me Kurtin, prandaj e ka shkel atë vijë dhe mendoj që Aleanca nuk e ka asnjë obligim ndaj Fatmir Limajt, sepse ka bërë hapa të ngutshëm në politikë e ka ç’rregulluar mund të them partitë që kanë qenë nga oborri opozitar dhe i ka dhënë hapësirë Kurtit të manovrojë me numra dhe duke thënë që ‘as ju nuk i keni numrat’, meqë që ne jemi në diskutim me Nisëm ose me Limajn”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Lekaj si mundësi të zgjidhjes së situatës politike i sheh zgjedhjet.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, sepse në këtë drejtim derisa janë pozicionet e ngrira atëherë mund të bëhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku konstituohet Kuvendi dhe pastaj të shpërbëhet dhe të caktohet data e zgjedhjeve… Qëndrimi i AAK-së është se nuk ka votë për Fatmir Limajn”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit