3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Lekaj: Rritjes së pagave i vjen era vendim elektoral

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e vlerëson vendim elektoral dhe për blerje të votës paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave në sektorin publik.

Lekaj ka thënë se gjatë katër viteve të qeverisë Kurti ka pasur vetëm lëmoshë për grupe të caktuara të interesit dhe sipas tij nuk ka pasur rritje të pagave në bazë të inflacionit.

“Sa i përket vendimit të qeverisë për rritjen e pagave mendoj që këtu i vjen era vendim elektoral dhe për ta blerë votën sepse gjatë katër viteve të kësaj qeverie ne kemi pas vetëm lëmoshë apo përkrahje të grupeve të caktuara të interesit, por jo që kemi pas rritje të pagave në bazë të inflacionit, prandaj kjo është një mashtrim i qytetarëve dhe kjo i bie që atë mashtrim e kanë bërë pa u mbështetur në ligjin për paga dhe pa e mbështetur në ligjin për buxhet”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2025 do të ketë rritje prej 55 euro të pagës për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Ai në një konferencë për media ku ka folur për buxhetin e vitit të ardhshëm ka thënë se punëtorët e sektorit publik nga korriku do të kenë ngritje page prej 110 euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit