Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka bërë thirrje urgjente Qeverisë që të shkarkojë kryeshefin ekzekutiv të Trepçës.
Ai në takimin në mes anëtarëve të Komisionit për Ekonomi dhe sindikalistëve të Trepçës, ka thënë se kërkesat e minatorëve janë legjitime dhe nëse diçka iu ndodhë atyre, atëherë përgjegjësia mbetet mbi Qeverinë dhe zinxhirin komandues që sipas tij, e ka shkaktuar këtë situatë.
“Unë sot kërkojë nga kryeministri, Kurti nga ministra, Artane Rizvanolli që të shkarkohet urgjentisht kryeshefi i ekzekutivit dhe të plotësohen kërkesat e juaja(minatorëve), se edhe një jetë e juaja larg asaj, me ba me ndodh me vdek dikush atje, kush ka me jap përgjegjësi. Edhe sikurse ta keni gabim, sikurse ne të kemi lulëzim të shoqërisë aksionare “Trepça”, sikurse ne kemi përmirësim besom, ndryshe kisha fol sot me juve. Por, këto kërkesa janë legjitime dhe prapë po e them nëse Qeveria nuk merre vendime të shpejta përgjegjësia do të mbetët mbi ta dhe sipas zinxhirit komandues atyre të cilët e kanë shkaktuar këtë gjendje”, ka deklaruar ai.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, ishte paraparë të raportonte ministrja Artane Rizvanolli, por e njëjta kishte njoftuar se është në udhëtim jashtë vendit.
Sot shënon dita e tetë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë urie.
Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.
Teksa një numër i madh i minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.