7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lekaj: Qeveria në gjumë dimëror, të subvencionohen artikujt bazë ushqimor

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Pal Lekaj ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, duke shkaktuar krizë për qytetarët.

Sipas deputetit Lekaj, Qeveria Kurti është në gjumë dimëror, në vend se të marrë masa për subvencionimin e artikujve ushqimor.

Prandaj ai thotë se Qeveria urgjentisht duhet marrë masa sa i përket politikave fiskale.

“Sa i përket invazionit rus në Ukrainë mendoj që ka ndikuar mjaft edhe në ekonominë e Kosovës meqë kemi pasur importet nga shteti ukrainas sidomos në drithëra dhe derivate të naftës dhe kjo ka ndikuar dukshëm edhe në ngritjen e çmimeve. Qeveria po duket që është në gjumin dimëror dhe fare nuk ka marrë masa për subvencionimin”.

“Do të ketë ndikim mjaft të madh në ekonominë e vendit dhe mendoj që Qeveria duhet që urgjentisht të marrë masa në politikat fiskale e sidomos në pako për subvencionim të artikujve bazik ushqimor”.

Kur foli për situatën politike Lekaj theksoi se Serbia mund t’i mbajë zgjedhjet duke u bazuar në ligjet e Kosovës, raporton EO.

“Qëndrimi i AAK-së është të bazohet në ligjet e Kosovës. Së pari Serbia duhet ta njohë realitetin e ri dhe të kërkojë që zgjedhjet të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër”.

“Prandaj AAK-ja do të mbështes Qeverinë sikurse për referendum nëse ka qëndrim të njëjtë. Është e lejuar të mbahen zgjedhjet në bazë të ligjeve të Kosovës nëpër ambasada por së pari Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit