- Advertisement -
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se edhe pushtetin edhe opozitarët i ka rrokur paniku, që sipas tij, AAK-ja është aktive në terren me qytetarët.
Ai është shprehur se vlerësimet boshe nuk do të arrijnë t’i ndalin ata, përcjell Klankosova.tv.
“Ajo që më bën përshtypje është që edhe pushtetin edhe këta opozitarët i ka rrokur paniku, që Aleanca është mjaft aktive në terren me qytetarët”.
“Nuk kanë nevojë që të paktën këta që janë në opozitë të japin vlerësime, që ato vlerësime janë boshe dhe nuk na ndalin neve si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës në aktivitetin që e kemi të përditshëm me qytetarët”, është shprehur Lekaj.