-7.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Lekaj për situatën në veri: Nuk po dua pushtet policor, por normalizim të gjendjes

- Advertisement -

Pal Lekaj, deputet i Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për situatën në veri të vendit, ka thënë se situata aktuale është e përkohshme.

Ai ka thënë se askush nuk është kundër për shtrirje të sovranitetit, dhe se dëshiron normalizim, por jo siç e ka quajtur ai shtet policor.

Lekaj ka thënë se situata aktuale në veri është e përkohshme

“Gjendja është më e mirë për shkak të prezencës së Policisë së Kosovës në veri. Nuk po dua pushtet policor, po dua normalizim të gjendjes, shtrirjes së sovranitetit, ku integrohen komunitetit serb. Dhe nëse nuk ke kryetar serb, nëse nuk ke polic serb, gjyqtarë, prokurorë… Nuk është stabilitet i përhershëm as politik as siguri për qytetarët në veri”, ka thënë Lekaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit